Bilanc tragjik në Lindja e Mesme: mijëra viktima në 13 vende nga lufta mes Iranit, Izraelit dhe SHBA

Data

Konflikti i përshkallëzuar në Lindja e Mesme ka sjellë një bilanc tragjik me mijëra viktima në të paktën 13 vende, duke e kthyer rajonin në një nga zonat më të rrezikshme të momentit.

Iran raportohen rreth 3,186 të vrarë, përfshirë 1,394 civilë dhe mbi 200 fëmijë, sipas organizatave të të drejtave të njeriut. Megjithatë, shifrat zyrtare të raportuara nga mediat shtetërore janë më të ulëta, rreth 1,270 viktima.

Liban, sulmet izraelite kanë shkaktuar mbi 1,000 të vdekur që nga fillimi i marsit, mes tyre më shumë se 100 fëmijë, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

Edhe Irak është prekur rëndë, me të paktën 60 viktima, kryesisht pjesëtarë të forcave paraushtarake. Ndërkohë në Izrael janë vrarë 15 civilë dhe dy ushtarë, si pasojë e sulmeve iraniane.

Sulmet kanë prekur edhe territore të tjera:

Nga pala amerikane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar 13 ushtarë të vrarë, ndërsa një ushtar francez ka humbur jetën në Irak.

Bilanci në rritje tregon për një konflikt që po zgjerohet përtej kufijve tradicionalë dhe po përfshin gjithnjë e më shumë vende, duke rritur rrezikun për një përplasje më të gjerë rajonale dhe pasoja të rënda humanitare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related