Ishulli Kharg është kthyer në një pikë kritike të përplasjes mes Irani dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.
Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, Abolfazl Shekarchi, paralajmëroi se çdo sulm amerikan ndaj infrastrukturës në Kharg do të sjellë pasoja të rënda për të gjithë Lindjen e Mesme.
Sipas tij, nëse SHBA ndërhyn, impiantet e naftës dhe gazit në rajon do të kthehen në “grumbuj hiri”, duke sinjalizuar rrezikun e një përshkallëzimi të gjerë ekonomik dhe ushtarak.
Raportimet sugjerojnë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e marrjes nën kontroll të ishullit strategjik, me qëllim dobësimin ekonomik të Teheranit.
Ishulli Kharg ka një rëndësi jetike për ekonominë iraniane, pasi përmes tij kalon rreth 90% e eksporteve të naftës së vendit. Çdo goditje ndaj këtij terminali do të ndikonte jo vetëm Iranin, por edhe tregjet globale të energjisë.
Këto deklarata rrisin frikën për një konflikt më të gjerë në rajon, ku infrastruktura energjetike mund të shndërrohet në objektiv kryesor, me pasoja të mëdha për ekonominë botërore.
