Një rafineri nafte në Abu Dhabi është përfshirë nga flakët pas një sulmi me dron, sipas raportimeve të mediave të huaja.
Nga informacionet paraprake, nuk janë raportuar viktima nga ky incident, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.
Ky është sulmi i dytë brenda ditës ndaj infrastrukturës së naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Më herët, një tjetër zjarr u regjistrua në zonën industriale të naftës në Fujairah, gjithashtu pas një sulmi me dron.
Ngjarjet vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, duke rritur shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe ndikimin e mundshëm në tregjet ndërkombëtare të naftës.
