Foshnja 2-muajshe humb jetën në QSUT, familjarët akuzojnë për neglizhencë mjekësore

Data

Një foshnjë 2-muajshe nga Korça ka ndërruar jetë në pediatrinë e QSUT në Tiranë, pasi u transportua me urgjencë për trajtim më të specializuar për shkak të gjendjes shumë të rëndë shëndetësore. Foshnja mbërriti në spital më 13 mars dhe ndërroi jetë disa orë më vonë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. 

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Një nga pistat që po shqyrtohet është kequshqyerja ose probleme të tjera shëndetësore që foshnja mund të ketë pasur që në lindje. 

Materialet e rastit janë dërguar në Prokurorinë e Korçës, e cila do të kryejë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related