Besimtarët myslimanë festojnë Natën e Kadrit, nata më e shenjtë e Ramazanit dhe më e vlefshme se 1000 muaj

Data

Besimtarët myslimanë në mbarë botën përkujtojnë sot Natën e Kadrit, një nga netët më të rëndësishme dhe më të shenjta në fenë islame, që bie gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit të Ramazanit.

Sipas besimit islam, kjo është nata kur Profetit Muhamed i zbritën ajetet e para të Kur’anit përmes engjëllit Xhebrail. Për këtë arsye, Nata e Kadrit konsiderohet një moment i madh historik dhe shpirtëror për myslimanët.

Dijetarët theksojnë se kjo natë mund të jetë në një nga netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit, si nata e 21-të, 23-të, 25-të, 27-të ose 29-të. Për këtë arsye, besimtarët përpiqen të shtojnë adhurimet dhe lutjet gjatë këtyre netëve.

Gjatë Natës së Kadrit, shumë besimtarë kalojnë kohë në namaz, lexojnë Kur’anin, bëjnë lutje dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre. Besohet se lutjet e bëra në këtë natë kanë një vlerë të veçantë dhe pranohen më lehtë.

Në shumë vende, xhamitë mbushen me besimtarë që mblidhen për falje dhe adhurim, ndërsa kjo natë shihet si një mundësi për reflektim shpirtëror dhe forcim të lidhjes me Zotin.

Sipas Kur’anit, Nata e Kadrit konsiderohet “më e mirë se një mijë muaj”, duke simbolizuar mëshirën, faljen dhe shpërblimin e madh për ata që e kalojnë në adhurim dhe vepra të mira.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related