Shpërthim me tritol në Lezhë, digjet automjeti i një efektivi policie

Data

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lezhës, ku është shkatërruar automjeti i një efektivi policie.

Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli është vendosur në një mjet në pronësi të efektivit me inicialet G.Gj., i cili shërben në strukturat e Policisë së Lezhës.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe automjeti është dëmtuar rëndë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas shpërthimit në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët.

Autoritetet po punojnë për të dokumentuar ngjarjen dhe për të verifikuar nëse vendosja e lëndës plasëse lidhet me detyrën e efektivit të policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related