Trump bën thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar kundër përpjekjeve të Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një thirrje të fortë për bashkëpunim ndërkombëtar për të penguar përpjekjet e Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit.

Deklarata e tij vjen vetëm disa orë pasi ai shprehu shpresën që Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe vende të tjera të dërgojnë anije luftarake për të siguruar kalimin në këtë rrugë strategjike detare.

Sipas Trump, vendet që përfitojnë nga transporti i naftës përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të angazhohen drejtpërdrejt për mbrojtjen e saj.

“Vendet që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë kalim,” deklaroi presidenti amerikan.

Ai shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë goditur rëndë Iranin në disa drejtime.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mundur dhe e kanë shkatërruar plotësisht Iranin, si ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër,” tha Trump.

Megjithatë, ai theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe të koordinojnë me vendet e tjera për të siguruar kalimin e lirë të anijeve në rajon.

“Kjo duhej të kishte qenë gjithmonë një përpjekje ekipore dhe tani do të jetë – një përpjekje që do ta bashkojë botën drejt harmonisë, sigurisë dhe paqes së përhershme,” u shpreh Trump.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related