Lufta në Lindjen e Mesme prek edhe Shqipërinë, anulohet miqësorja Shqipëri U-21 – Japoni në Antalia

Data

Konflikti në Lindjen e Mesme ka sjellë pasoja edhe për sportin shqiptar, duke çuar në anulimin e një tjetër ndeshjeje miqësore të kombëtares U-21.

Federata Shqiptare e Futbollit kishte planifikuar zhvillimin e miqësores mes Shqipërisë U-21 dhe Japonisë, e cila do të luhej më 27 mars në Antalia të Turqisë. Megjithatë, për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë në rajon, ndeshja është anuluar.

Kjo është miqësorja e dytë që nuk do të zhvillohet për përfaqësuesen U-21, pas anulimit të mëparshëm të ndeshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FSHF kishte përgatitur edhe posterin zyrtar të takimit, duke njoftuar përballjen mes dy skuadrave në fund të këtij muaji në Turqi.

Vendimi për anulimin lidhet me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe sulmet me dronë dhe raketa që kanë prekur disa vende të rajonit, përfshirë zona pranë Turqisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related