Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se vendi i tij nuk do të përfshihet në konfliktin që po zhvillohet në Lindjen e Mesme mes Irani, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, por theksoi se Turqia është e gatshme të përballet me çdo kërcënim ndaj sigurisë së saj.
Duke folur gjatë një darke iftari në Stamboll, Erdogan bëri të ditur se autoritetet turke kanë kapur një raketë të tretë balistike iraniane që ishte lëshuar drejt territorit turk.
Sipas tij, institucionet e sigurisë kanë marrë masa të menjëhershme për mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit.
“Po marrim të gjitha masat parandaluese kundër çdo kërcënimi ndaj hapësirës sonë ajrore, siç bëmë edhe mbrëmë”, deklaroi presidenti turk.
Erdogan theksoi se prioriteti kryesor i Ankarasë është të qëndrojë larg përshkallëzimit të konfliktit rajonal.
“Prioriteti ynë kryesor është ta mbajmë vendin tonë larg këtij ferri. Largimi i vendit tonë nga kjo vatër zjarri është përparësia jonë më e lartë”, u shpreh ai.
Presidenti turk gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj tensioneve sektare dhe etnike që mund të nxiten gjatë kësaj periudhe të trazuar.
Në deklaratën e tij, Erdogan kritikoi edhe reagimin e disa vendeve ndaj zhvillimeve në rajon, duke përmendur situatën në Gaza dhe duke akuzuar disa shtete se po mbështesin veprime që ai i cilësoi si të papranueshme.
