Berisha: Rama dhe Balluku protagonistë të aferave më të mëdha, 12 miliardë euro u shpenzuan për infrastrukturën

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me Departamentin e Infrastrukturës në PD.

Në fjalën e tij, Berisha e lidhi situatën ekonomike në vend me, sipas tij, nivelin e lartë të korrupsionit dhe keqmenaxhimin e fondeve publike nga qeveria.

Ai përmendi gjithashtu emrat e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe Ergys Agasit, të cilët i akuzoi se, së bashku me kryeministrin Rama, kanë qenë protagonistë të aferave të mëdha korruptive.

“Faktori korrupsion është bërë faktor famëzi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, ku kryeministri vetë, herë me emër Belinda Balluku e herë me emër Ergys Agasi, është protagonist i aferave më të mëdha,” u shpreh Berisha.

Kryedemokrati theksoi se gjatë 12 viteve të fundit në sektorin e infrastrukturës dhe punëve publike janë investuar mbi 12 miliardë euro, por sipas tij rezultatet konkrete janë të pakta.

Sipas Berishës, shumë prej projekteve të realizuara gjatë kësaj periudhe janë dëshmi e shpërdorimit të fondeve publike dhe e keqmenaxhimit të investimeve.

Ai shtoi gjithashtu se opozita do të përgatisë një program të detajuar për të adresuar problemet që, sipas tij, janë krijuar gjatë viteve të fundit në sektorët kryesorë të ekonomisë dhe infrastrukturës në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related