Bozdo akuza ndaj Ramës: Po fsheh pasigurinë me arrogancë, shëndeti mendor është përkeqësuar

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se sjellja e tij e fundit tregon nervozizëm dhe pasiguri në rritje.

I ftuar në një emision televiziv, Bozdo komentoi konferencën e fundit për shtyp të kryeministrit dhe marrëdhënien e tij me median dhe kundërshtarët politikë.

“Përshtypja ime është që shëndeti mendor i kryeministrit është përkeqësuar veçanërisht në kohët e fundit. Nuk është çështje e 12 orëve të fundit, por e javëve apo muajve të fundit,” u shpreh Bozdo.

Sipas tij, Rama po përpiqet ta fshehë pasigurinë e tij përmes arrogancës dhe nervozizmit, gjë që, sipas deputetit të opozitës, është bërë e dukshme në daljet e fundit publike.

Bozdo tha gjithashtu se kjo sjellje është reflektuar edhe në mënyrën se si kryeministri trajton gazetarët dhe bashkëpunëtorët e tij, duke shtuar se presioni politik ndaj tij është rritur nga opozita, opinioni publik dhe faktorët ndërkombëtarë.

Ai shtoi se, sipas tij, Rama është bërë pjesë e një mekanizmi politik që vetë e ka ndërtuar dhe nga i cili nuk mund të shkëputet lehtë.

Deklaratat e Bozdos vijnë në një moment tensionesh të larta politike në vend, pas debateve të forta për drejtësinë, hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe marrëdhënien e qeverisë me mediat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related