Partia Demokratike ka bërë ndryshime në strukturat e saj drejtuese për qarkun e Vlorës.
Pas dorëheqjes së Bujar Leskajt nga posti i drejtuesit politik për këtë qark, kreu i PD-së Sali Berisha ka emëruar në këtë detyrë ish-deputetin Aurel Bylykbashi.
Karriera politike e Bylykbashit është e lidhur kryesisht me qarkun e Elbasanit, ndërsa arsyet e këtij vendimi për ta vendosur në krye të strukturave politike në Vlorë nuk janë bërë ende të qarta.
Ndërkohë, dega e Partisë Demokratike në Vlorë ka njoftuar se më 15 mars do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të degës.
