Në seancën plenare që pritet të zhvillohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë do të ketë ndryshime në përbërjen e disa komisioneve parlamentare.
Sipas informacioneve, ish-ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, pritet të emërohet anëtare e Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Ndërkohë, ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, pritet të bëhet pjesë e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Ndryshimet vijnë pas lëvizjeve të fundit në kabinetin qeveritar, ku Elisa Spiropali u shkarkua nga posti i ministres së Jashtme dhe në vend të saj u emërua Ferit Hoxha.
Po ashtu, Pirro Vëngu u largua nga detyra e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa këtë funksion e mori Ermal Nufi.
