Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit të shumicës parlamentare në Shqipëri për të rrëzuar kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku.
Në një përgjigje zyrtare, një zëdhënës i Komisionit Europian theksoi se institucioni nuk komenton raste që janë ende në proces hetimi.
“Ne nuk komentojmë raste në zhvillim. I takon Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian.
Reagimi vjen pasi shumica parlamentare e Partisë Socialiste bëri të ditur se do të votojë kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetes Balluku.
Sipas informacioneve të bëra publike, ish-zv/kryeministrja po hetohet për dyshime që lidhen me parregullsi në tendera publikë, ndërsa çështja mbetet në proces hetimi nga organet e drejtësisë.
