Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, Gjermania tërheq përkohësisht stafin e ambasadës së saj nga Iraku për arsye sigurie

Data

Gjermania ka vendosur të tërheqë përkohësisht personelin e ambasadës së saj në Irak, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane, i cili bëri të ditur se vendimi është marrë për arsye sigurie, në një moment kur situata në rajon konsiderohet e paqëndrueshme.

Sipas tij, personeli diplomatik i ambasadës gjermane në Bagdad është larguar përkohësisht nga Iraku, ndërsa autoritetet gjermane po monitorojnë vazhdimisht zhvillimet dhe nivelin e kërcënimit ndaj stafit.

Vendimi i Berlinit vjen në një periudhë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm për shkak të përplasjes ushtarake mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Situata e krijuar ka rritur shqetësimet për një destabilizim më të gjerë në rajon dhe për rreziqet që mund të paraqiten për personelin diplomatik dhe qytetarët e huaj që ndodhen në zonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related