Qyteti i Teheranit është përfshirë nga tym i dendur i zi pas sulmeve të fundit që goditën depot e naftës në kryeqytetin iranian, ndërsa autoritetet dhe qytetarët paralajmërojnë për rreziqe të mundshme shëndetësore.
Sipas raportimeve të gazetarëve dhe banorëve në rrjetet sociale, në qytet janë dëgjuar shpërthime të forta dhe zjarre të mëdha që kanë shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi mbi qiellin e kryeqytetit.
Fotot e publikuara nga gazetarja Fatemeh Rajabi tregojnë qiellin e Teheranit të mbuluar nga një re e errët tymi, ndërsa shumë qytetarë raportojnë se në disa zona po bien grimca të zeza të ngjashme me pluhur.
Shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që tymi të përmbajë substanca të rrezikshme kimike të krijuara nga djegia e depozitave të naftës.
Në të njëjtën kohë, qasja në internet në Iran mbetet e kufizuar për qytetarët, ndërsa shumë prej tyre po përdorin rrjete VPN për të komunikuar me botën e jashtme. Sipas raportimeve, kërkesa për VPN është rritur ndjeshëm, duke bërë që edhe çmimet e tyre të rriten.
Banorët në disa zona të qytetit janë këshilluar të shmangin daljet jashtë për shkak të ndotjes së rëndë të ajrit dhe rrezikut të mundshëm për shëndetin.
