Trump zbulon planin e evakuimeve nga Lindja e Mesme: Po zhvendosen mijëra persona nga rajoni

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se autoritetet amerikane po zhvillojnë një operacion evakuimi nga rajoni i Lindjes së Mesme, ku mijëra persona po zhvendosen drejt vendeve të sigurta.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se Departamenti i Shtetit i SHBA-së po organizon largimin e qytetarëve nga disa vende të rajonit.

“Po zhvendosim mijëra njerëz nga vende të ndryshme në të gjithë Lindjen e Mesme. Operacioni po bëhet në heshtje, por pa probleme”, shkroi ai, duke vlerësuar edhe punën e sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio.

Sipas autoriteteve amerikane, deri tani rreth 20 mijë shtetas amerikanë janë kthyer në vend, ndërsa po shtohen fluturimet çarter për të përshpejtuar procesin e evakuimit.

Megjithatë, administrata amerikane është përballur me kritika pasi disa ditë më parë u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga më shumë se një duzinë vendesh në rajonin e Lindjes së Mesme për shkak të përshkallëzimit të tensioneve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related