Rinis me tensione seanca plenare, përplasje fizike mes Balliut dhe Ballës në sallën e Kuvendit

Data

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka rinisur sërish me tensione, duke kulmuar edhe me një përplasje fizike mes deputetëve.

Në momentin kur situata në sallë ishte ende e tensionuar, deputeti i Partisë Demokratike,Klevis Balliu, është përplasur fizikisht me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ngjarja ndodhi gjatë vijimit të debatit në sallën e Kuvendit, ndërsa tensionet mes mazhorancës dhe opozitës ishin rritur pas përplasjes së mëparshme verbale mes deputetëve.

Situata u përshkallëzua për disa momente, duke bërë që Garda e Republikës të ndërhyjë për të ndarë deputetët dhe për të rikthyer rendin në sallë.

Kjo është një nga episodet më të tensionuara të seancës së sotme parlamentare, e cila është shoqëruar gjatë gjithë kohës me debate dhe përplasje mes palëve politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related