Grabitja me armë në këmbimoren në Tiranë, zbardhet itinerari i autorit

Data

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e grabitjes me armë zjarri që ndodhi gjatë ditës së sotme në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në rrugën “5 Maji”.

Sipas policisë, 42-vjeçari me inicialet L.M., banues në Tiranë dhe me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale, dyshohet se ka kërcënuar punonjësen me armë zjarri dhe ka marrë rreth 3 milionë lekë nga këmbimorja.

Nga pamjet e publikuara shihet se autori ka tentuar të hapë me forcë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, duke e shkelmuar atë. Pasi nuk ka arritur ta hapë, ai ka marrë me nxitim shumën e parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas njoftimit për grabitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan operacionin e koduar “Itinerari”, duke bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit në një kohë të shkurtër.

Gjatë operacionit u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë e përdorur në grabitje, një pjesë e shumës së parave të vjedhura si dhe veshja që autori kishte përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related