Sterilizimi, Rrjepaj dhe Rrapaj dënohen me nga 4 vite burg

Data

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për tetë të pandehurit e përfshirë në dosjen e njohur si ajo e “Sterilizimit”.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-zyrtari Klodian Rrjepaj është dënuar me 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”.

Po ashtu, me 6 vite burg është dënuar edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i konsideruar një nga personat kyç në këtë çështje.

Megjithatë, për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tyre është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg.

Çështja e sterilizimit është një nga dosjet më të rëndësishme të hetuara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), që lidhet me koncesionin për shërbimin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike dhe me dyshimet për abuzime financiare dhe proceduriale në këtë kontratë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related