Salianji ironizon protestën: “Dolëm xhiro nga blloku se ishte e shtunë”

Data

Ish-deputeti Ervin Salianji ka kritikuar ashpër protestën e fundit të opozitës, duke e cilësuar marshimin në qendër të Tiranës si një “ecje të darkës” dhe jo një aksion me strategji të qartë për të rrëzuar qeverinë.

Në një intervistë televizive, Salianji tha se lidershipi i Partisë Demokratike nuk ka një plan konkret se si do ta largojë Edi Ramën nga pushteti dhe se marshimi u përdor, sipas tij, për të kamufluar numrat e pjesëmarrësve.

“Ishte një xhiro pasditeje. Nuk e kuptova qëllimin. Dukej si një mënyrë për të fshehur numrat,” u shpreh ai.

Kritika për mungesë strategjie

Salianji theksoi se protesta duhej të përqendrohej te institucione specifike si Kryeministria apo ministritë përgjegjëse, në vend të një marshimi të përgjithshëm nëpër rrugët e Tiranës.

Ai ironizoi duke thënë se “dolëm një xhiro nga blloku, meqë ishte e shtunë dhe kishte njerëz”, ndërsa shtoi se, pavarësisht kritikave, do të vijojë të marrë pjesë në protesta si pjesë e PD.

Përgjegjësi për incidentet

Ish-deputeti u ndal edhe te incidentet me molotovë gjatë protestës, duke theksuar se drejtuesit e partisë duhet të mbajnë përgjegjësi politike.

Sipas tij, qytetarët që marrin pjesë në protesta përballen me pasoja ligjore, ndërsa lidershipi duhet të ketë një strategji të qartë dhe të mos krijojë pritshmëri të parealizueshme.

Salianji përmendi gjithashtu rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar atë si një humbje të thellë për PD-në dhe duke kërkuar reflektim nga drejtuesit e partisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related