Gjatë seancës së djeshme parlamentare, deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Manjola Luku, ngriti shqetësimin për sigurinë kombëtare në kuadër të tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme.
Në fjalën e saj në Kuvend, ajo deklaroi se banorët e Manzë janë të shqetësuar për mundësinë e një sulmi nga Irani, duke iu referuar pranisë në këtë zonë të anëtarëve të Muxhahedinët e Popullit të Iranit (MEK).
“Irani kërkon të sulmojë Shqipërinë, synon të godasë anëtarët e MEK-ut, të strehuar në Manzë. Banorët e Manzës dhe gjithë Shqipëria janë të shqetësuar, kërkojnë siguri të shtuar. Çfarë masash po merr qeveria?”, u shpreh deputetja.
Ajo i bëri thirrje qeverisë që të informojë Kuvendin dhe opinionin publik mbi masat konkrete të sigurisë që po merren në funksion të mbrojtjes së qytetarëve dhe parandalimit të çdo kërcënimi të mundshëm.
