Ndryshimet në qeveri/ Rama mbledh Kryesinë e PS, pritet të caktohet data e Asamblesë Kombëtare

Data

Kryesia e Partisë Socialiste mblidhet sot në orën 09:00, në një takim që vjen vetëm pak ditë pas ristrukturimit të kabinetit qeveritar. Në fokus të mbledhjes pritet të jenë zhvillimet e fundit politike, si dhe caktimi i datës për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.

Në mbledhje do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet që drejtuesit socialistë të diskutojnë hapat e mëtejshëm pas ndryshimeve në qeveri.

Ndryshimet e fundit në kabinet:

  • Zv.kryeministre: Albana Koçiu – në vend të Belinda Ballukut
  • Ministër i Brendshëm: Besfort Lamallari – zëvendëson Albana Koçiun
  • Ministër i Drejtësisë: Toni Gogu – zëvendëson Besfort Lamallarin
  • Ministër i Energjisë: Enea Karakaçi – në vend të Belinda Ballukut
  • Ministër i Mbrojtjes: Ermal Nufi – në vend të Pirro Vengut
  • Ministre për Marrëdhënien me Parlamentin: Erjona Ismaili – zëvendëson Toni Gogun
  • Ministër i Jashtëm: Ferit Hoxha – në vend të Elisa Spiropalit

Mbledhja e sotme konsiderohet si një hap organizativ për të formalizuar ndryshimet dhe për të koordinuar axhendën politike të PS në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related