Policia Rrugore e Tiranë ka publikuar bilancin e kontrolleve të kryera gjatë javës së fundit, ku janë evidentuar 4 818 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas njoftimit zyrtar, 31 drejtues automjetesh janë arrestuar ose proceduar penalisht për vepra që lidhen me qarkullimin rrugor.
Ndër shkeljet më të shpeshta rezultojnë:
- 242 masa për mospozicionim të rregullt në karrexhatë;
- 30 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
- 66 automjete të lëvizura me mjet ngritës për parkim të gabuar.
Policia Rrugore thekson se monitorimi vijon 24/7 në akset kryesore dhe ato me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
