Të droguar në timon, 3 drejtues mjetesh në pranga në Durrës

Data

Tre persona janë kapur gjatë muajve janar dhe shkurt në Durrës duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Sipas Policisë Rrugore, rasti më i fundit u regjistrua në fund të shkurtit, kur një 23-vjeçar me inicialet A.T. u ndalua në aksin “Tiranë–Durrës” pasi qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit. Gjatë kontrollit, i riu shfaqi sjellje të dyshimta dhe pas testimit me aparatin drogëtestues rezultoi pozitiv për përdorim të lëndëve narkotike.

Ai u arrestua në flagrancë dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Policia bën me dije se gjatë dy muajve të fundit janë arrestuar edhe dy drejtues të tjerë për të njëjtën shkelje. Në këtë kuadër, Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të mos ulen në timon nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related