Pas dy sulmeve me dron në Qipro, Greqia ka aktivizuar planin e përbashkët të mbrojtjes me Nikozinë, me vendim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas njoftimeve zyrtare, Athina ka dërguar në zonë dy anije ushtarake, fregatat “Kimon” dhe “Psara”, kjo e fundit e pajisur me sistem anti-dron, si dhe dy avionë luftarakë F-16.
Po ashtu, është bërë e ditur se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, pritet të udhëtojë nesër drejt Qipros për të koordinuar veprimet me autoritetet qipriote, në kuadër të situatës së tensionuar të sigurisë në rajon.
