Dy shtetase vietnameze janë arrestuar nga policia e Tiranës për ushtrim prostitucioni në një apartament të marrë me qira në rrugën “Naim Frashëri”.
Operacioni i koduar “Ilegal chat”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, u finalizua pas punës informative për identifikimin e ambienteve të përdorura për këtë veprimtari të paligjshme.
Sipas policisë, në pranga ranë shtetaset Th. A., 51 vjeçe dhe Th. P., 33 vjeçe. Nga verifikimet rezultoi se kontaktet me klientët kryheshin përmes rrjeteve sociale, ndërsa aktiviteti zhvillohej në apartamentin e marrë me qira.
Në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme.
