Meta kujton 2 Marsin: “Misioni vazhdon kundër narkomafias”

Data

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me një video-mesazh nga paraburgimi, duke kujtuar mitingun e 2 Marsit të gjashtë viteve më parë, kur doli në mbrojtje të Kushtetutës si President i Republikës.

Meta, i cili ndodhet në paraburgim me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së që prej 21 tetorit 2024, e cilësoi 2 Marsin si një moment simbolik të mobilizimit qytetar për mbrojtjen e institucioneve dhe shtetit ligjor.

“Sot misioni i 2 Marsit është më jetik dhe më aktual se kurrë”, shprehet ai në mesazhin e publikuar, duke shtuar se kjo përballje do të vazhdojë deri në, sipas tij, “çlirimin e vendit nga regjimi i narkomafias”.

Në reagimin e tij, Meta falënderon qytetarët që morën pjesë në tubimin e asaj dite dhe e përshkruan 2 Marsin si simbol të mosnënshtrimit dhe të përballjes me atë që ai e konsideron si deformim të institucioneve demokratike.

Deklarata vjen në një moment tensioni politik, ndërsa proceset hetimore ndaj tij vijojnë në organet e drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related