Bota/ Britania, Franca dhe Gjermania: Gati të mbrojmë aleatët pas sulmeve të Iranit

Data

Udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë deklaruan se janë të gatshëm të ndërmarrin hapa konkretë për të mbrojtur interesat e tyre dhe të aleatëve në rajon, pas asaj që e cilësuan si sulme raketore “të padallueshme dhe joproporcionale” nga Irani.

Tre vendet, të njohura si grupi E-3, theksuan në një deklaratë të përbashkët se do të veprojnë në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët rajonalë për të garantuar sigurinë.

“Në do të ndërmarrim hapa për të mbrojtur interesat tona dhe ato të aleatëve tanë në rajon, duke qëlluar potencialisht raketa dhe dronë në burimin e tyre. Kemi rënë dakord të punojmë së bashku me SHBA-në dhe aleatët në rajon për këtë”, thuhet në deklaratë.

Qëndrimi i përbashkët sinjalizon një linjë më të ashpër të fuqive evropiane përballë përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme dhe një koordinim më të fortë me aleatët ndërkombëtarë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related