Iran/ Izraeli pretendon se goditi selinë e IRGC dhe një spital ushtarak

Data

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë goditur dhe “çmontuar selinë e luftimeve iraniane”, ku sipas tyre ndodheshin zyrtarë të lartë të regjimit.

Sipas ushtrisë izraelite, në shënjestër të një vale sulmesh në shkallë të gjerë kanë qenë qendrat e komandës, përfshirë selinë e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), strukturat e inteligjencës, qendrat e komandës së Forcave Ajrore të IRGC dhe Selia e Sigurisë së Brendshme.

IDF deklaroi se do të vazhdojë të shënjestrojë infrastrukturën ushtarake dhe operativët e regjimit iranian “kudo që ata veprojnë”.

Nga ana tjetër, agjencia iraniane Fars raportoi se gjatë sulmeve është goditur edhe një spital ushtarak, si dhe disa baza të milicisë Basij. Deri më tani, nuk ka një konfirmim të pavarur mbi dëmet dhe viktimat e mundshme nga këto sulme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related