Zhupa-Gonxhës: Aktet terroriste i bën qeveria

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reagoi ndaj deklaratave të ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, lidhur me ngjarjet te vila e ish-diktatorit, duke theksuar se “të vetmet akte terroriste po i bën qeveria me qytetarët, që i vjedh dhe i varfëron çdo ditë”.

Zhupa akuzoi mazhorancën si shkatërruese të trashëgimisë kulturore, duke përmendur shembjen e Teatrit Kombëtar dhe, sipas saj, zhdukjen e kujtesës historike të Tiranës. Ajo e cilësoi si hipokrizi reagimin e qeverisë për dëmtimin e vilës, ndërsa, sipas saj, janë rrënuar objekte me vlerë historike.

Sipas deputetes, godina në fjalë nuk është thjesht një vilë artistike, por simbol i një regjimi që, sipas saj, shkaktoi vuajtje dhe përndjekje për shumë familje shqiptare.

Në reagimin e saj, Zhupa thekson se revolta e qytetarëve nuk mund të quhet terrorizëm, ndërsa shton se përgjegjësinë për tensionet e mban qeveria.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related