Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni ka kapacitetin për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin brenda “dy ose tre ditësh”.
Ai u shpreh se SHBA mund të zgjasë fushatën ushtarake dhe të marrë kontroll të plotë të situatës, ose ta përmbyllë shpejt përballjen.
Trump shtoi se Irani do të ketë nevojë për vite për t’u rikuperuar nga sulmet e përbashkëta me Izraelin dhe pretendoi se Teherani u tërhoq nga bisedimet bërthamore. Ai theksoi gjithashtu se pati një bisedë “shumë të mirë” me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke nënvizuar se janë në të njëjtën linjë për zhvillimet e fundit.
