Berisha sulmon Ramën: Editoriali me Vuçiç, rikthim te “Ballkani i Hapur”

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj editorialit të përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke e cilësuar bashkëpunimin mes tyre si të dëmshëm për interesat e Shqipërisë.

Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale, Berisha akuzoi Ramën se po rikthehet te koncepti i “Ballkanit të Hapur”, që sipas tij ka dëmtuar ekonominë dhe bujqësinë shqiptare. Ai përdori tone të ashpra edhe ndaj Vuçiçit, duke e akuzuar për lidhje të errëta dhe duke e quajtur aleat të interesave proruse.

Berisha tha se opozita do të mbështesë integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke kundërshtuar çdo formulë që, sipas tij, shmang standardet dhe anëtarësimin me të drejta të plota.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related