Tiranë, arrestohet 38-vjeçarja për tregtim mallrash të falsifikuara

Data

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçare, e cila administronte një dyqan në rrugën “Demokracia”, në Babrru, ku tregtonte veshje me logo markash të njohura ndërkombëtare, të dyshuara si të falsifikuara dhe pa fatura tatimore.

Operacioni i koduar “Etiketa 1”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, çoi në sekuestrimin e mallrave me vlerë rreth 40 mijë euro.

Sipas policisë, administratorja E. N., 38 vjeçe, dyshohet se ushtronte aktivitet në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related