Pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe sulmeve të raportuara në Iran, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar.
Në njoftimin zyrtar, ministria apelon që shtetasit shqiptarë të ndjekin me vëmendje komunikimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendore izraelite, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zona të rrezikuara.
Ministria bën me dije se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv po monitoron nga afër situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse. Për raste emergjente, qytetarët shqiptarë në Izrael mund të kontaktojnë në numrat:
+972549042813
+972544806601
Autoritetet theksojnë se këto kontakte janë vetëm për raste emergjente dhe nuk shërbejnë për informacion mediatik.
Ministria njofton se do të vijojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.
