Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka vijuar punimet gjatë natës në zonën “Arrat e Gurrës”, ku po kryhet pastrimi i trupit të rrugës së rrëshqitur për marrjen e kampionëve gjeologjikë.
Sipas njoftimit, ka përfunduar devijimi i lumit, ndërsa pritet që shumë shpejt të nisin punimet për ndërtimin e trupit të rrugës alternative, pas rishikimit përfundimtar të projektit në këtë segment.
