Vetëm pak orë pas ristrukturimit të gjerë të kabinetit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë mëngjes një mbledhje me ministrat e rinj dhe ata që vijojnë detyrën.
Mbledhja vjen pas “furtunës” politike të një dite më parë, kur pas një takimi maratonë me grupin parlamentar, Rama bëri disa lëvizje në Këshillin e Ministrave. Belinda Balluku u largua nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në vend të saj:
•Albana Koçiu merr postin e zv.kryeministres;
•Enea Karakaçi emërohet ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
•Besfort Lamallari kalon në krye të Ministrisë së Brendshme;
•Toni Gogu merr drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë;
•Ferit Hoxha emërohet ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
•Ermal Nufi drejton Ministrinë e Mbrojtjes;
•Erjona Ismaili bëhet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Mbledhja e sotme pritet të fokusohet në organizimin e punës pas ndryshimeve, ndarjen e prioriteteve dhe vijimin e agjendës qeveritare në një klimë të tensionuar politike dhe institucionale.
