Hetimet për fondet IPARD, paraqitet në SPAK bashkëpunëtori i ish-ministres Krifca

Data

Reni Ashiku, i njohur si bashkëpunëtor i afërt i ish-ministres së Bujqësisë Frida Krifca, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimet mbi dyshimet për abuzim me fondet e programit IPARD.

Procedimi nisi pas kallëzimit të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e cila evidentoi shkelje në administrimin e fondeve të Bashkimit Evropian për bujqësinë në Shqipëri. Si pasojë e rekomandimeve të OLAF, BE pezulloi financimin e programit IPARD 3, duke bllokuar qindra miliona euro të planifikuara për fermerët.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet po përqendrohen në rolin e ish-zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, ish-këshilltarëve dhe përfituesve të skemave, ndërsa bashkëpunimi mes SPAK dhe OLAF është intensifikuar.

Dosja konsiderohet e ndjeshme për shkak të ndikimit në besueshmërinë e institucioneve shqiptare dhe procesin e integrimit europian. Autoritetet nuk kanë bërë publike ende masa konkrete ndaj personave nën hetim, ndërsa hetimet vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related