Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, akuzoi mazhorancën për shkelje të ligjit gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit.
Sipas tij, rendi i ditës u prezantua në mënyrë të njëanshme, pa u diskutuar më parë në Kryesinë e Këshillit, organ që sipas ligjit duhet të përcaktojë axhendën.
Teliti u shpreh se me shumicën e votave në dispozicion, ligji për këshilltarët socialistë po trajtohet si “sugjerim” dhe jo si detyrim ligjor.
