Më 5 mars do të zhvillohet seanca e radhës për dosjen ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim. Vendimi do të merret nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe akuzohet për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. Sipas akuzës, ai dhe deputetja Monika Kryemadhi dyshohet se kanë shfrytëzuar postet shtetërore për të favorizuar kompani private dhe për të përfituar shuma parash përmes lobimeve dhe transaksioneve të pasurive.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik dhe e dërgoi dosjen për gjykim në fund të gushtit.
