Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ka ashpërsuar tonet ndaj opozitës dhe liderit të saj, duke e akuzuar se po dëmton imazhin e vendit.
Rama e cilësoi opozitën si të drejtuar nga “një plak me 5 dërrasa mangut”, duke thënë se po “tërheq zvarrë qytetarë për të cenuar imazhin e Shqipërisë” përmes publikimeve dhe akuzave.
Ai krahasoi situatën me Malin e Zi, duke thënë se edhe atje ka probleme, por – sipas tij – nuk ka një klimë që dëmton perceptimin ndërkombëtar të vendit.
Kryeministri shtoi se është kontaktuar nga drejtues të një brandi ndërkombëtar turistik, të interesuar për investime në Shqipëri, të cilët – sipas tij – janë shqetësuar nga situata e krijuar.
Sipas Ramës, retorika dhe veprimet e opozitës po ndikojnë negativisht në klimën e investimeve dhe imazhin e vendit jashtë kufijve.
