Bardhi pas takimit me PPE: Shqipëria në fokusin e BE-së

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëri të ditur se përfaqësues të PD-së zhvilluan një takim në Kryesinë e Kuvendit me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane, përfshirë edhe eurodeputetë.

Sipas Bardhit, gjatë diskutimit u trajtuan çështje që lidhen me zgjedhjet, funksionimin e demokracisë, institucionet, drejtësinë dhe shqetësimet për ndikimin e interesave kriminale në jetën politike të vendit.

Ai theksoi se misioni faktmbledhës i PPE-së nuk është thjesht një vizitë protokollare, por një sinjal i qartë se zhvillimet në Shqipëri po ndiqen nga afër në nivel evropian.

“Rezolutat e PPE-së po konkretizohen me verifikim në terren dhe me dëgjimin e fakteve,” u shpreh Bardhi, duke falënderuar Partinë Popullore Europiane për mbështetjen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related