SPAK ka përfunduar hetimet për një prej fraksioneve të dosjes “Toyota Yaris” dhe ka dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme.
Në përfundim të hetimeve janë marrë të pandehur Erjona Daupaj dhe Astrit Vladi, të cilët akuzohen për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë”.
Sipas organit të akuzës, dyshohet se ata kanë tentuar të ndikojnë në procese hetimore dhe vendimmarrje të organeve të drejtësisë në lidhje me hetimet për dosjen “Toyota Yaris”. Seanca paraprake do të drejtohet nga gjyqtari Paulin Cera.
Të dy të pandehurit pritet të gjykohen në mungesë, pasi aktualisht ndodhen në arrati.
