Incident në Orlando: Avionit i shkëputet rrota gjatë uljes, 200 pasagjerë shpëtojnë pa lëndime

Data

Një incident ajror ka ndodhur në aeroportin e Orlandos, ku një avion i kompanisë United Airlines ka humbur një rrotë në momentin e uljes në pistë.

Sipas pamjeve të publikuara, avioni me mbi 200 pasagjerë në bord pësoi shkëputjen e një rrote gjatë prekjes së pistës, duke shkaktuar momente paniku mes udhëtarëve.

Fatmirësisht, nuk janë raportuar persona të lënduar nga ky incident. Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes dhe për të verifikuar procedurat e mirëmbajtjes së mjetit fluturues.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related