Problemet me infrastrukturën rrugore në juglindje të vendit kanë sjellë vështirësi serioze në qarkullim për qindra qytetarë që udhëtojnë nga Korça drejt Tiranës.
Në aksin Maliq–Gramsh janë krijuar radhë kilometrike automjetesh, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve. Ky segment po përdoret si rrugë alternative për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me kryeqytetin.
Gjatë ditës janë evidentuar plasaritje të thella dhe dëmtime në disa pjesë të trupit të rrugës, çka ka rritur rrezikun për aksidente dhe ka ngadalësuar ndjeshëm qarkullimin.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë sinjalistikën dhe, nëse është e mundur, të përdorin akse alternative deri në normalizimin e situatës.
