Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet fotoja e autorit duke u larguar nga vendngjarja

Data

Është publikuar momenti kur Gazmend Buçpapa largohet së bashku me bashkëshorten e tij nga zona e ish-Parkut në Tiranë, pak minuta pasi dyshohet se goditi me thikë 31-vjeçarin Egli Pashollari.

Pamja, e fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë, tregon 40-vjeçarin duke u larguar qetësisht me gruan e tij. Sipas burimeve hetimore, ai kishte shkuar rreth orës 15:30 për të marrë bashkëshorten, e cila punonte në një market pranë vendit të ngjarjes.

Dyshohet se pasi ka parë viktimën në zonë, me të cilin kishte pasur tensione për shkak të pretendimeve për ngacmime ndaj bashkëshortes së tij, autori ka dalë nga automjeti dhe e ka goditur me thikë disa herë. I riu u transportua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Pas ngjarjes, Buçpapa braktisi automjetin tip “Audi” disa metra larg vendit të krimit dhe u largua me taksi. Policia ka sekuestruar mjetin dhe ka marrë në pyetje bashkëshorten e autorit, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related