Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi në Facebook, deklaroi se opozita do të vijojë dhe do të përshkallëzojë protestat, duke qëndruar sipas tij në kuadër të “kryengritjes paqësore”.
Ai theksoi se dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbushur për herë të katërt bulevardin, ndërsa u bëri thirrje edhe atyre që i ndjekin tubimet nga televizioni që t’u bashkohen protestave.
Berisha ngriti pyetje retorike mbi të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe akuzoi qeverinë për abuzim me pushtetin. Sipas tij, heshtja përballë situatës aktuale nuk është e pranueshme dhe pjesëmarrja në protesta është një “thirrje ndërgjegjeje qytetare”, përtej bindjeve politike.
Në fund, ai deklaroi se opozita “nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Ramës”, duke paralajmëruar vijim të aksionit opozitar në ditët në vijim.
