“Më ngacmonte gruan”/ Zbardhet motivi i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Data

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 31-vjeçarit Egli Pashollari, i cili u godit me thikë pasditen e së premtes në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Sipas burimeve hetimore, motivi i krimit dyshohet të ketë qenë ngacmimi i vazhdueshëm i bashkëshortes së autorit të dyshuar, Gazmend Bucpapa.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas policisë:

  • Bashkëshortja e autorit, që punon shitëse në një market pranë vendit të ngjarjes, i kishte treguar burrit për ngacmimet.
  • Rreth orës 15:40, Bucpapa, bashkëshortja e tij dhe një person tjetër u përfshinë në konflikt me viktimën.
  • Gjatë përplasjes, 31-vjeçari u godit me mjet prerës dhe humbi jetën.

Pas krimit, autorët u larguan me automjetin e Bucpapës, e braktisën atë dhe më pas morën taksi drejt banesës në zonën e Sharrës.

Autori në kërkim

Sapo mbërriti në shtëpi, Gazmend Bucpapa u arratis dhe aktualisht është në kërkim nga policia.

Gruaja e tij është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se viktima e ngacmonte vazhdimisht. Ajo nuk është arrestuar. Në pyetje janë marrë edhe prindërit e autorit, të cilët kanë dhënë të njëjtin version të ngjarjes.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related