“Duhet të jenë të turpëruar”/ Rama nga Bordi i Paqes: Të bëjmë diçka për ish-krerët e UÇK-së para se të jetë vonë

Data

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ngriti me tone të forta çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë fjalës së tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në SHBA.

Rama iu referua procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke deklaruar se drejtësia ndërkombëtare duhet të reflektojë për mënyrën se si po trajtohen figurat që, sipas tij, u ngritën kundër spastrimit etnik. Ai theksoi se gjatë mandatit të parë të Presidentit Donald Trump, Kosova dhe Serbia kishin qenë më pranë se kurrë një marrëveshjeje historike paqeje.

Sipas Ramës, moment kyç ishte pengimi i udhëtimit të Thaçit drejt Shtëpisë së Bardhë për nënshkrimin e marrëveshjes. Ai kritikoi ashpër kërkesën për dënim të gjatë me burg ndaj ish-presidentit të Kosovës, duke e cilësuar procesin si problematik dhe larg standardeve që, sipas tij, duhet të përfaqësojë drejtësia demokratike.

“Duhet të jenë të turpëruar,” u shpreh Rama, duke iu referuar atyre që, sipas tij, kanë kontribuar në financimin dhe mbështetjen e këtij procesi.

Në përfundim, kryeministri shqiptar bëri thirrje për një angazhim më të madh ndërkombëtar për të shmangur përkeqësimin e situatës në rajon.

“Zoti President, le të bëjmë diçka para se gjërat e këqija të ndodhin,” deklaroi Rama, duke shtuar se Shqipëria do të jetë pjesë aktive e çdo përpjekjeje për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related