“Shqipëria ka privilegjin të jetë në këtë rrugë”/ Rama në Bordin e Paqes: Do kontribuojmë me forca për misionin në Gaza

Data

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në SHBA, duke e cilësuar pjesëmarrjen e Shqipërisë si një privilegj dhe një përgjegjësi të rëndësishme ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Rama falënderoi për ftesën dhe mbështetjen, ndërsa theksoi se nisma nuk duhet parë si një përpjekje për të zëvendësuar OKB-në, por si një mekanizëm që mund ta forcojë dhe ta ndihmojë atë të arrijë potencialin e plotë.

“Shumë në Europë thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por nuk duket si përpjekje për ta zëvendësuar. Nëse ndihmon dhe e zgjon atë, atëherë Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi angazhimin e Shqipërisë për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe deklaroi se vendi ynë do të kontribuojë me forca ushtarake në kuadër të misionit, duke e cilësuar këtë si një hap në mbështetje të paqes dhe stabilitetit.

Ai theksoi se përpjekjet duhet të përqendrohen te më të pafajshmit, veçanërisht fëmijët, duke shprehur shpresën që kjo nismë të sjellë lehtësim për popullsinë civile dhe të kontribuojë në një të ardhme më të sigurt.

Në përmbyllje, Rama u shpreh se bota duhet të transformohet në një oaz shprese dhe lirie, përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët ndërkombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related